Aktualitet

Moti në Shqipëri/ Shi e borë në Qarkun e Korçës, akset rrugore Dardhë e Boboshticë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Rr

24 Janar 2021, 06:18 Nga DOSJA
Moti në Shqipëri/ Shi e borë në Qarkun e Korçës,

SHQIPËRI- Ashtu siç është njoftuar nga data 22 deri në datën 26 vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm.

Në qarkun e Korçës situata e motit paraqitet normale. Mësohet se reshjet e shiut gjatë natës kanë qenë me intensitet mesatar dhe në zonat malore, ka pasur reshje dëbore,  ku trashësia e borës së rënë arrin deri në 10 cm. Rrugët përgjithësisht janë të hapura dhe të kriposura, ndërsa në Dardhë e Boboshticë rekomandohen zinxhirë apo goma dimërore.

Mësohet se në rrëshqitje dherash ka pasur në Lezhë, ku banorët i frikësohen një eurozioni, ndërsa në aksin rrugor Fushë Arrëz- Mirditë  kanë rrëshqitur gurë, duke bërë që dhe kalimi i automjeteve të jetë i vështirë.

Sipas Meteoalb në vendin tonë tonë pasdite reshjet e shiut do të shtohen ku në skaje veri jug do jenë mesatare dhe herë pas here intensive.

Vetëm pas mesnatës pritet dobësim i intesistetit të reshjeve në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulën në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga  -2°C  deri në 12°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 80 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 7 ballë.

Në veri-verilindje në latësin mbi 300 metra  dhe juglindje në lartësin mbi 800 metra reshje bore kryesisht ditën e diel dhe të henë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 24 janar 2021 moti 24 janar 2021

Sondazh

Poll