Aktualitet

Ambasada ruse: Deklarata e Ramush Haradinaj për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë është provokim

23 Janar 2021, 19:58 Nga DOSJA
Ambasada ruse: Deklarata e Ramush Haradinaj për bashkimin e Kosovës

TIRANË- Ambasada ruse në Shqipëri e ka konsideruar si provokim deklaratën e Kreut të AAk-së, Ramush Haradinaj, për të bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë. Në një postim në Facebook, ka shkruar se ideologjia e bashkimit të Shqipërisë së Madhe kërcënon integritetin territorial të rajonit të Ballkanit. Ndër të tjera në postimin e saj Ambasada ka shkruar se fjalimi i Haradinajt ka qenë një shantazh politik dhe kjo është e papranueshme.

Postimi i plotë: 

Nga komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për deklaratën e z. R.Haradinaj. Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës. Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan.

Disa ditë më parë një prezantimit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, Ramush Haradinaj tha se nëse Kosova nuk do të njihet nga Serbia dhe nëse nuk do të anëtarësohet në institucionet Evropiane atëherë ata do të kërkojnë një referendum për tu bashkuar me Shqipërinë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada ruse në shqipëri ramush haradinaj ambasada ruse në shqipëri ramush haradinaj

Sondazh

Poll