Bota

Pas samitit të Berlinit, Zaev optimist: Në qershor fillojnë negociatat me BE-në

2 Maj 2019, 06:29 Nga DOSJA
Pas samitit të Berlinit, Zaev optimist: Në qershor fillojnë

Maqedoni e Veriut: Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev  pas samitit të Berlinit është shprehur optimist  për marrjen e një date për fillimin e negociatave këtë verë. Ai është shprehur se negociatat me BE-në mund të fillojnë në qershor.

“E gjitha varet nga Parlamentit Evropian dhe nga zgjedhjet, por besoj se në qershor ajo mund të përfundojë. U ktheva nga Berlini me shumë optimizëm edhe pse vetë konferenca ishte për Serbinë dhe Kosovën” tha Zaev.

Përveç Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit kushtetues, Zaev tha se BE ka evidentuar progress në reformimin e gjyqësorit, që vazhdimisht është cak i kritikave nga Komisioni Evropian.

Por nga ana tjetër VMRO-DPMNE thotë se vendi nuk do të marrë datë për bisedime në qershor.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut negociatat për në be zoran zaev maqedonia e veriut negociatat për në be zoran zaev

Sondazh

Poll