Aktualitet

“Kafeja” degradon në sherr, miku i ngul thikën 42-vjeçarit në Vlorë, ia ‘mbath’ nga vendi i ngjarjes

23 Janar 2021, 18:41 Nga DOSJA
“Kafeja” degradon në sherr, miku i ngul thikën

VLORË– Një 42-vjeçar me inicialet A.B., është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qytetin e Vlorës, pranë Shtëpisë së Oficerëve. Dosja.al ka mësuar se 42-vjçari ka qenë i ulur në një nga lokalet e zonës, duke konsumuar një kafe, me një mikun e tij.

Por ‘kafeja’, nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Dyshja kanë nisur të konfliktoheshin me njëri-tjetrin, dhe debati ka agravuar në dhunë fizike. Në përleshje e sipër, shoqëruesi i 42-vjeçarit ka nxjerrë thikën dhe ia ka ngulur në këmbë.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja. Mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi dhe sherri në mënyrë që të identifikohet autori i plagosjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike ne vlore vlore plagosje me thike ne vlore vlore

Sondazh

Poll