Aktualitet

Zbardhet SHUMA/ Grabitësi me maskë mori 3 mln lekë nga pika e dhënies së kredive në Tiranë, u largua me taksi nga vendi i

23 Janar 2021, 17:00 Nga DOSJA
Zbardhet SHUMA/ Grabitësi me maskë mori 3 mln lekë nga pika e

TIRANËDosja.al ka zbardhur shumën e grabitur në një nga pikat e dhënies së kredisë,  në Tiranë. Mësohet se personi i maskuar që kërcënoi punonjësit ka arritur të marrë tre milionë lekë nga banka në fjalë.

Ndërsa mënyra që ka zgjedhur ai të largohet është pak ndryshe nga ç’kemi parë në ngjarjet e mëparshme. Grabitësi ka hipur në një taksi dhe me ndihmën e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme. Një person me kapuç në kokë dhe me armë zjarri, u fut brenda filialit të bankës, kërcënoi punonjësit, mori paratë dhe u largua. Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e tij, edhe pse ende nuk është identifikuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banka ne tirane tirane grabitet banka ne tirane tirane

Sondazh

Poll