Aktualitet

Ndrangheta në Shqipëri, ish-zyrtari i GDF-së në bisedë me ‘Princin’ e klanit: Më ka telefonuar Ilir Kulla, këshilltar

23 Janar 2021, 17:51 Nga DOSJA
Ndrangheta në Shqipëri, ish-zyrtari i GDF-së në bisedë

ITALI– Ish-zyrtari i Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro në një bisedë me ‘Princin’ e Ndranghetas, Antonio Gallo, ka përmendur edhe Ilir Kullën, këshillarin e Presdientit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas përgjimeve të publikuara nga Report TV, në bisedë është përmendur Kulla, për të cilin D’Alessandro shprehet se e ka telefonuar dhe se mund të merret vesh mirë me të.

“Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla… është presidenti.  Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë… Mund të informohesh… Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Tani po marr një takim me ke?” Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton. Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jooo,”- thotë D’Alessandro.

“Eee, joo, shiko shiko,”- thotë Gallo.

Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili, Presidenca, Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antonio gallo ilir kulla ilir meta megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi antonio gallo ilir kulla ilir meta megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi

Sondazh

Poll