Aktualitet

Sherri me thika në Vlorë, i plagosuri është një 42-vjeçar, u përlesh me autorin pasi dolën nga lokali

23 Janar 2021, 19:00 Nga DOSJA
Sherri me thika në Vlorë, i plagosuri është një

VLORË– Policia e Vlorës ka publikuar njoftimitn zyrtar për plagosjen e ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme. Në njoftim bëhet me dije se ka mbetur i plagosur me thikë një 42-vjeçar, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Njoftim i policisë Vlorë

Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja . Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike ne vlore plagosje me thike ne vlore

Sondazh

Poll