Aktualitet

Tentoi të fuste drogë në burgun e Fierit, arrestohet 30-vjeçari nga Fushë Kruja

23 Janar 2021, 17:10 Nga DOSJA
Tentoi të fuste drogë në burgun e Fierit, arrestohet

FIER– Një 30-vjeçar me inicialet J.H. banues në Fushë-Krujë është vënë në pranga nga Polciia e Fierit pasi akuzohet se ka tentuar të fusë sende të ndaluara në burgun e Fierit.

Konkretisht 30-vjeçari ka takuar një të njohurin e tij që po vuante dënimin në këtë institucion dhe ka tentuar t’i japë lëndë narkotike. Ai është pikasur nga policia e burgut dhe është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

J.H., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka  caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30 vjecari nga fushe kruja arrestohet 30 vjecari nga fushe kruja

Sondazh

Poll