Aktualitet

FOTOJA ME KRISJEN/ Arkitekti: Punimet po shkatërrojnë xhaminë e Et’hem Beut! Drejtoresha IKTK-së: Janë thjesht mbetje sil

23 Janar 2021, 16:42 Nga DOSJA
FOTOJA ME KRISJEN/ Arkitekti: Punimet po shkatërrojnë xhaminë e

TIRANË– Xhamia e Et’hem Beut, që prej dy vitesh po restaurohet nga TIKA dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është krisur dhe rrezikon të bjerë. Në foton e mëposhtme shihet që minarja e kësaj xhamie, ka pësuar një krisje të madhe në mes dhe rrezikon që të dëmtojë edhe pjesën tjetër të objektit.

Fotoja është publikuar fillimisht nga arkitekti Astrit Seranaj, i cili shkruan se kjo xhami është dëmtuar për shkak të punimeve që janë kryer dhe po kryhen tek zona historike ngjitur me Sahatin e Tiranës dhe xhamisë së Et’hem Beut.

Sipas arkitektit, ndërhyrja me mjetet e rënda për realizimin e katër kateve nëntokë me pilota kanë shkaktuar lëkundje të forta tokësore, njëkohësisht dhe ndryshimet e ngarkesave për shkak të rëndesave të mëdha të betonit kanë shkaktuar ulje dhe për pasojë kanë dëmtuar minarenë.

Denoncimi i plotë i arkitektit

Megjithse prej shumë kohësh i është nënshtruar procesit të restaurimit, në projekt nuk është i pasqyruar detai për ndërhyrje në këtë pjesë, pra dëmtimi është i kohëve të fundit.(shih fotot e projektit). -Nuk është as pasoj e lëkundjeve të tërmetit të një viti më parë. Nëse do të qe kështu do të ishin marr masa të menjëhershme sepse dëmtimi është shumë serioz dhe kërkon ndërhyrje emergjente. -E gjitha është pasojë e punimeve që janë kryer dhe po kryhen tek zona historike ngjitur me Sahatin e Tiranës dhe xhamisë së Et’hem Beut..

-Ndërhyrja me mjetet e rënda për realizimin e katër kateve nëntokë me pilota kanë shkaktuar lëkundje të forta tokësore, njëkohësisht dhe ndryshimet e ngarkesave për shkak të rëndesave të mëdha të betonit kanë shkaktuar ulje dhe për pasojë kanë dëmtuar minarenë. Ky është shkaku! -Ja përse zona historike nuk duhej të reduktohej, për t’iu hapur rrugë në këtë mënyrë ndërtimit të kullave shumëkatëshe pranë monumenteve të kulturës..

-Ja përse reduktimi i zonës historike pa një raport tekniko -shkencor nga këshilli kombëtar i restaurimit, siç e përcakton ligji sjellë këto pasoja të pariparueshme. -Dhënia e lejeve me firmë të Kryeministrit për të ndërtuar kulla me parat e mafies në zonat e mbrojtura shkatërron trashëgiminë dhe monumentet tona historike. Ky është një krim i pafalshëm. Dikush duhet të mbaj përgjegjësi, dhe të ndëshkohet për këtë. shënim: Xhamia e Et’hem Beut gëzon statusin “Monument Kulture kategoria e l. shpallur më 17 mars 1948.

Për drejtoreshën e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Arta Dollani, ajo që shihet në foto nuk është një krisje. Në një lidhje telefonike për Report TV, Dollani u shpreh se ajo që duket si krisje, në fakt janë mbetje silikoni nga çatia mbrojtëse.

Nuk bëhet fjalë për krisje, por për mbetje silikoni nga çatia mbrojtëse. Restaurimi vazhdon edhe do të pastrohet në vijim,”- tha ajo.

Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka ironizuar denoncimin për krisjen e minares së xhamisë.  Veliaj ka publikuar të tjera foto të xhamisë, i cili publikoi edhe foto të objektit të kultit.

Silikoni i vendosur mes çatisë provizore per punimet e restaurimit dhe minares se xhamise eshte pastruar ne pak minuta. As ka krisje, as ka shembje. Ketu po kriset nje parti ne 5 copa qe mundohet te panikose besimtaret me mastic, dhe po shembet një rrjet portalesh gjobash! TURP”, shkruan Veliaj.

Silikoni i vendosur mes çatise provizore per punimet e restaurimit dhe minares se xhamise eshte pastruar ne pak minuta. As ka krisje, as ka shembje.

Ketu po kriset nje parti ne 5 copa qe mundohet te panikose besimtaret me mastik, dhe po shembet nje rrjet portalesh gjobash! TURP! pic.twitter.com/CLf1wwCTwd

— Erion Veliaj ?‍♂️?⚽️?? (@erionveliaj) January 23, 2021

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arta dollani astrit seranaj erion veliaj kriset xhamia e ethem beut arta dollani astrit seranaj erion veliaj kriset xhamia e ethem beut

Sondazh

Poll