Aktualitet

43 shkelje, ‘fluturim’ me patentë dhe vetëm 150 mijë lekë gjobë! Qytetari për Stiverian Dashin: Katrahurë, kush ësht

23 Janar 2021, 15:41 Nga DOSJA
43 shkelje, ‘fluturim’ me patentë dhe vetëm 150 mijë

TIRANË– Stiverian Dashi nuk ishte pa leje drejtimi në momentin që shkaktoi aksidentin e rrezikshëm pranë ambasadës italiane. “Top-Chnanel” shkruan se Dashi është është ndëshkuar 43 herë për shkelje të rregullave, si hyrje me semafor të kuq apo edhe tejkalim shpejtësie dhe ende qarkullonte me patentë, pasi siç duket sistemi i pikëve për lejen e drejtimit, për të nuk ka funksionuar.

Edhe në aksidentin ku Dashi rrezikoi dy kalimtare, ai  u ndëshkua vetëm me një gjobë prej 150 mijë lekësh të vjetra. Një prej dëshmitarëve të ngjarjes shprehet se ka parë katrahurë me sy.

Po vija nga kryeministria për të ikur tutje. Në moment pash që u përplas. Aty ishte një katrahurë e madhe. Njerëzit po iknin të lebetitur. Ç’kuptim ka, si mund të shkojë me një gjobë ky? Kush është ky?”- rrëfen një dëshmitar.

Ndërsa eksperti i sigurisë rrugore Arben Luzi, thotë se mjeti ka qenë disa herë më shpejt se shpejtësia e lejuar në atë rrugë dhe se tashmë është pa patentë.

Ai është një aksident shumë i rëndë. Fati i madh i atyre njerëzve që po kalonin, i atyre drejtuesve që po vinin nga Stadiumi Arena. Mjeti ka qenë me shpejtësi 150 km/h. Kur duhet të dimë se në bazë të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kodit rrugor, shpejtësia maksimale e lejuar në qendrat e banuara është 40 km/h. Pra personi aktualisht duhet të jetë pa leje drejtimi. Pra i është dhënë një procesverbal që e ka të sekuestruar lejen e drejtimit dhe pas shprehjes së organeve të drejtësisë, do të shprehet edhe organi tjetër administrativ, për vendosjen e sanksionit plotësues, pezullimin e lejes së drejtimit,”- thotë ai.

Sot Policia e Shtetit sqaroi publikisht se Stiverian Dashit nuk është nipi i asnjë zyrtari apo drejtuesi të Policisë së Shtetit siç edhe u raportua më herët. Aksidenti i frikshëm u regjistrua pasditen e 14 janarit dhe la pas tre të lënduar, jashtë rrezikut për jetën. Pamjet ku “BMË”-ja e Dashit fluturonte në rrugë, bënë xhiron e të gjitha mediave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti te ambasada italiane stiverian dashi aksidenti te ambasada italiane stiverian dashi

Sondazh

Poll