Sport

Lacio: Luis Felipe operohet në Gjermani, dy muaj larg futbollit…

22 Janar 2021, 17:33 Nga DOSJA

ITALI – Në mëngjesin e sotëm, mbrojtësi i Lacios, Luis Felipe iu nënshtrua një operacioni artroskopik në kaviljen e djathtë në një klinikë në Mynih të Gjermanisë.

“Operacioni ishte krejt i suksesshëm. Futbollisti tani do t’i nënshtrohet monitorimit klinik në ditët në vijim, për të vendosur kohën e nevojshme për rinisjen e aktivitetit”,- ka deklaruar klubi i Lacios në një njoftim për mediat.

Sipas përvojës së mëhershme dhe fjalëve të mjekëve specialistë, parashikohet që mbrojtësi brazilian Luis Felipe të qëndrojë jashtë fushave të futbollist për rreth dy muaj.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klubi kryeqytetas lacio mbrojtesi brazilian luis felipe klubi kryeqytetas lacio mbrojtesi brazilian luis felipe

Sondazh

Poll