Bota

KQZ nuk e certifikoi,AAK: Do të ndjekim rrugën ligjore

22 Janar 2021, 21:06 Nga DOSJA
KQZ nuk e certifikoi,AAK: Do të ndjekim rrugën ligjore

KOSOVË- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas mos certifikimit e listës së deputetëve nga ana e KQZ-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Ibrahim Selmanaj ka thënë se do AAK do të ndjekë rrugën ligjore për të fituar të drejtën e tyre. Më tej ai i uroi të gjitha partive sukses në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“AAK nuk ka votë kundër njerëzve të cilët do të kandidohen dhe procesi duhet të vazhdojë mbi bazën e asaj qysh edhe i kemi ndërtuar dhe i kemi ligjet e aplikuara në Kosovë. Unë uroj secilin subjekt politik të jetë i suksesshëm në garë dhe iu uroj të gjithëve dhe atyre të cilët nuk kaluan sot do të filtrohen dhe do të jenë në garë”, tha ai.

KQZ është mbledhur ditën e sotme në Kosovë për të certifikuar partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Nga të gjitha partitë KQZ nuk ka certifikuar Nismën Socialdemokrate farë si subjekt zgjedhor, ndërsa VV dhe AAK nuk i janë certifikuar listat për deputet për shkak se kishin probleme me ligjin. Ndërsa partitë që janë certifikuar janë  LDK, PDK, Lista serbe, Lista Romani Iniciativa, JPG, PREBK, SDU dhe Partia Balliste.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aak ibrahim selmanaj kqz aak ibrahim selmanaj kqz

Sondazh

Poll

Bota 22 Janar 2021, 20:41

SHBA, Kongresi dhe kontrolli i demokratëve

SHBA- Përurimi i Presidentit Joe Biden të mërkurën dhe shumica që demokratët gëzojnë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, u jep atyre kontrollin e ...

Bota 22 Janar 2021, 19:40

BRITANI–  Pasditen e sotme, kryeministri britanik Boris Johnson doli me konferencë urgjente për mediat, ku deklaroi se varianti britanik i Covid-19 është më vde...