Bota

KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje 

22 Janar 2021, 19:37 Nga DOSJA
KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes

KOSOVË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e ka bërë të ditur Telegrafi ku shkruan se nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për certifikimin e deputetëve. Ndërkohë që në lidhje me këtë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se vetëm pesë anëtarë kanë votuar pro certifikimit.

“Pesë vota pro, s’cerfitikohet lista”, tha ajo.

KQZ është mbledhur ditën e sotme në Kosovë për të certifikuar partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Nga të gjitha partitë KQZ nuk ka certifikuar Nismën Socialdemokrate farë si subjekt zgjedhor, ndërsa VV dhe AAK nuk i janë certifikuar listat për deputet për shkak se kishin probleme me ligjin. Ndërsa partitë që janë certifikuar janë  LDK, PDK, Lista serbe, Lista Romani Iniciativa, JPG, PREBK, SDU dhe Partia Balliste.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kqz lista e vetevendosjes kqz lista e vetevendosjes

Sondazh

Poll