Bota

LAJM I KEQ/ Pas Pfizer edhe AstraZeneca ul rendimentin e vaksinave të shpërndara, zëdhënësi i kompanisë: Kemi një defekt

22 Janar 2021, 19:06 Nga DOSJA
LAJM I KEQ/ Pas Pfizer edhe AstraZeneca ul rendimentin e vaksinave të

ANGLI- Kompania farmaceutike AstraZeneca ka ulur rendimentin e shpërndarjes së vakinave në bashkimin Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur CNBC, ku shkruan se shkak për këtë është bërë një defekt në një vend prodhimi brenda degës së furnizimit Evropian. Më tej zëdhënësi i AstraZeneca-së tha se në shkurt dhe mars do të nisë shpërndarja e vaksinave normale ku do të shpërndahen miliona doza.

“Vëllimet fillestare do të jenë më të ulëta nga sa parashikoheshin fillimisht për shkak të rendimenteve të reduktuara në një vend prodhimi brenda zinxhirit tonë të furnizimit Evropian. Ne do të furnizojmë me dhjetëra miliona doza në shkurt dhe mars në Bashkimin Evropian, ndërsa vazhdojmë të rrisim vëllimet e prodhimit,” tha ai.

Ditën e djeshme edhe Pfizer/BioNTech deklaroi se do të ketë vonesa në shpërndarjen e vaksinave për shkak të një problemi. Në lidhje me këtë gjë disa vende kanë deklaruar se do të marrin masa ligjore nëse kompanitë nuk sjellin dozat e premtuara.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca vonon vaksinat astrazeneca vonon vaksinat

Sondazh

Poll