Bota

KQZ nuk certifikoi listën për deputetë, përfaqësuesi i VV: Do ndjekim rrugën ligjore, Valdete Daka mbajti anë  

22 Janar 2021, 20:25 Nga DOSJA
KQZ nuk certifikoi listën për deputetë, përfaqësuesi i

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lëvizjës Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka folur pas mbarimit të Komisionit Qëndror të Zgjedheve. Ai ka thënë se mos certifikimi i listës së deputetëve të VV nga KQZ ka ardhur pasi kryetarja e saj Valdete Daka ka mbajtur anën e PDK-së dhe LDK-së. Më tej ai ka thënë se për këtë gjë ata do të  ndjekin rrugët ligjore dhe se janë të bindur që shkallët e radhës gjyqësore PZAP dhe Gjykata Supreme do të vendosin në favor të tyre.

“Ne do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore që janë në dispozicion sipas Kushtetutës. Ne jemi të bindur se shkallët e radhës gjyqësore PZAP dhe Gjykata Supreme do të vendos në favor tonin dhe nuk do të ndjekin absurditetin dhe paradoksin që krijon KQZ në krye me Valdete Dakën që ishte në dispozicion të PDK-së dhe LDK-së”, tha Kurteshi.

KQZ është mbledhur ditën e sotme në Kosovë për të certifikuar partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Nga të gjitha partitë KQZ nuk ka certifikuar Nismën Socialdemokrate farë si subjekt zgjedhor, ndërsa VV dhe AAK nuk i janë certifikuar listat për deputet për shkak se kishin probleme me ligjin. Ndërsa partitë që janë certifikuar janë  LDK, PDK, Lista serbe, Lista Romani Iniciativa, JPG, PREBK, SDU dhe Partia Balliste.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kqz sami kurteshi kqz sami kurteshi

Sondazh

Poll

Bota 22 Janar 2021, 19:40

BRITANI–  Pasditen e sotme, kryeministri britanik Boris Johnson doli me konferencë urgjente për mediat, ku deklaroi se varianti britanik i Covid-19 është më vde...