Bota

22 Janar 2021, 19:40 Nga DOSJA

BRITANI–  Pasditen e sotme, kryeministri britanik Boris Johnson doli me konferencë urgjente për mediat, ku deklaroi se varianti britanik i Covid-19 është më vdekjeprurës se ccdo variant tjetër.

Daily Mail’ e ka cilësuar deklaratën e tij si tronditëse që ka ndezur tërbim për britanikët, por që nuk dha asnjë provë  të vetme për ato që tha.

Edhe pse Boris Johnson e pranoi se rastet në Mbretërinë e Bashkuar ishin në tendencë rënie, ai u mbështet nga përfundimet e grupit shkencor ‘SAGE’, që pretendon se varianti britanik është më vdekjeprurës së llojet e tjera.

I shoqëruar nga eksperti kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Patrick Vallance, ata thanë se pacientët të cilët u shtruan në spital me variantin e ri , kishin një rrezik më të lartë të vdekjes në krahasim me ata të shtruar në spital me formën origjinale të virusit.

Media britanike e përmendur më sipër ka ngritur shqetësimin se në asnjë moment, ata nuk dhanë një provë bindëse për atë që e quajnë ‘deklaratë e tmerrshme’.

I gjithë reagimi erdhi pasi kryeministri britanik u shpreh se të dhënat paraprake tregojnë se i ashtuquajturi mutacion britanik i koronavirusit, përveç që është më ngjitës, mund të ketë edhe një shkallë më të lartë të vdekshmërisë, por pa prova mbështetëse.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson britani mutacioni britanik i covid boris johnson britani mutacioni britanik i covid

Sondazh

Poll