Bota

Greqia duket se ka vendosur virusin nën kontroll, Ministrja e Arsimit: Në 1 shkurt do të hapen shkollat e mesme    

22 Janar 2021, 19:28 Nga DOSJA
Greqia duket se ka vendosur virusin nën kontroll, Ministrja e Arsimit:

GREQI- Greqia do të hap shkollat e mesme në 1 shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur Kavalanews, ku shkruan se ky vendim është marrë në bazë të vendimit të ekspertëve. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit, Niki Kerameos, i cili tha se pandemia nuk e ndalon dot edukimin. Ajo gjithashtu theksoi se të gjithë nxënësit që do të kthehen në shkolla duhet të respektojnë masat anti-Covid.

“Pas një rekomandimi pozitiv nga komiteti i ekspertëve, shkollat ​​e mesme do të rihapen më 1 shkurt. Studentët do të jenë në gjendje të kthehen në klasa. Pandemia nuk e ndalon edukimin. Sot kalojmë në hapin tjetër, hapjen e shkollave të mesme dhe liceut. Të gjithë mezi presin të kthehen, por duke respektuar masat, të mësojmë të sigurt”,tha ajo.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë regjistruar 151,041 persona ndërsa 5,598 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hapen shkollat ne greqi niki kerameos hapen shkollat ne greqi niki kerameos

Sondazh

Poll