Bota

Heqja e bustit të Winston Churchill nga Zyra Ovale, zyra e kryeministrisë në Angli: Në do të kemi një marrëdhënie të mi

22 Janar 2021, 18:37 Nga DOSJA
Heqja e bustit të Winston Churchill nga Zyra Ovale, zyra e

ANGLI- Kryeministri i Anglisë Boris Johnson nuk i ka kushtuar rëndësi të madhe heqjes së bustit të Winston Churchill nga Zyra Ovale në SHBA. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi FT ku shkruan se e vetmja gjë që Johnson do është të ketë marrëdhnie të mira me SHBA-në.

Zëdhënësi i Johnson tha se Zyra Ovale është  zyra e Presidentit dhe ai mund ta dekorojë atë si të dojë. Më tej ai tha se Johnson do të punojë me Biden për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 “Zyra Ovale është zyra private e presidentit dhe i takon atij ta dekorojë atë siç dëshiron. Ne nuk kemi asnjë dyshim për rëndësinë që presidenti i kushton marrëdhënieve tona me SHBA. Kryeministri pret që të punojë me të ndërsa ecim përpara. Kryeministrat britanikë gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të ngushta me presidentët e SHBA dhe kjo do të vazhdojë,“ thuhet nga zyra e Johnson.

Por e shkuara për Biden dhe Johnson ka treguar që ata nuk i kanë marrëdhëniet mes tyre shumë të mira. Edhe pse nuk janë takuar asnjëherë, Biden në vitin 2019 e ka quajtur Johnson si kloun fizik dhe emocional të Donald Trump.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnosn busti i winston churchill joe biden boris johnosn busti i winston churchill joe biden

Sondazh

Poll