Bota

TRAGJIKE në SHBA! Nëna vret 5 fëmijët, dhe më pas dhe veten, lë tre LETRA shënim: Demonët fituan mbi mua, djemtë i qël

22 Janar 2021, 17:34 Nga DOSJA
TRAGJIKE në SHBA! Nëna vret 5 fëmijët, dhe më pas dhe

SHBA- Një ngjarje tragjike ka tronditur SHBA, pasi një nënë ka vrarë 5 fëmijët e saj dhe më pas veten.

Mediat e huaja, shkruajnë se 25 vjeçarja , Oreanna Myers, fillimisht ka vrarë fëmijët e saj, me armë gjahu, më pas i ka vendosur flakën shtëpisë me fëmijët brenda dhe më pas ka vrarë dhe veten.

Mediat bëjnë me dije se 25-vjeçarja, përpara se të vriste fëmijët dhe veten i kishte thënë bashkëshortit të saj që mos të fillonte mos të punonte afër shtëpisë. Mediat shkrujnë se Myers ishte mërzitur që Bumgarner qëndronte me të afërmit gjatë javës për shkak se punonte në një kompani transporti. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në dhjetor të vitit 2020.

Dy prej fëmijëve, përkatësisht Shaën Bumgarner, 7 vjeç dhe Riley Bumgarner, 6 vjeç, ishin të burrit të saj, ndërsa tre të tjerët, Kian Myers, 4, Arikyle Myers, 3 dhe një vjeçari Haiken Myers, ishin të saj, të cilët u qëlluan me armë gjahu.

Ndërkohë, ditën e djeshme për ngjarjen tragjike që ka tronditur të gjithë SHBA-në,  Sherifi i Qarkut Greenbrier, Bruce Sloan ka dhënë detaje në lidhje me vrasjet.

Në një konferencë për shtyp ai ka thënë se Bumgarner (bashkëshortit të së nënës së pesë fëmijëve)  kishte qenë ‘një burim i jashtëzakonshëm grindjesh’ mes tij dhe viktimës. Ai tha se hetuesit e tij kishin arritur në përfundimin se kjo ishte ajo që shkaktoi vrasjet.

Ai ka thënë se nëna e 5 fëmijëve përpara se të vriste veten kishte lënë një shënim që sipas Sherifit shkruante: ‘Ky nuk është faji i askujt, por i imi. Demonët e mi fituan mbi mua. Na vjen keq, nuk isha mjaft e fortë”.

Po ashtu ajo kishte lënë dhe tre shënime të tjera, të cilat i kishte vendosur në një qese plastike dhe i kishte vendosur tek pasqyra e një makine, me numra telefoni për të afërmit dhe një rrëfim të krimeve të saj.

Në një letër shkruante: “Kushdo që e gjen këtë i pari të telefonojë, Brian Brian Bumgarner. Ai është burri dhe babai. Do të duhet të telefononi Raven, sepse ajo është nëna e Shaun dhe Riley. Nëse dikush e gjen, ju lutem telefononi nënën time. Thuaj asaj më fal, ky nuk është faji i askujt, por i imi. Demonët e mi fituan mbi mua dhe nuk ka më kthim prapa. Ndaj më vjen keq që nuk isha mjaft e fortë. Faleminderit”.

Në letrën e dytë me titull “Rrëfimi im”, shkruhej: “Unë i kam qëlluar të gjithë djemtë në kokë. I kam vënë flakën shtëpisë. Më pas kam qëlluar veten në kokë. Më vjen keq. Shëndeti mendor është serioz. Shpresoj që një ditë dikush të ndihmojë të tjerët si unë. Shëndeti mendor nuk është një shaka ose mund të merret lehtë. Kur dikush lutet, lutet, bërtet për ndihmë, ju lutemi ndihmojeni. Ju thjesht mund të shpëtoni një jetë ose më shumë jetë. Faleminderit.”

Ajo kishte lënë një letër edhe për burrin e saj: “Më vjen shumë keq Brian. Nuk isha aq e fortë për ty apo për këtë familje. Koka ime është kaq… Më vjen keq për krimin tim të rëndë. Nuk isha mjaft e fortë sa për të luftuar këta demonë, këput, shtyp, qëllo. Pra, në depresion. Zemra e mpirë. Shpirti u shkatërrua plotësisht. Me vjen keq që dështova. Më vjen keq që i vrava djemtë tanë të pashëm. Më vjen shumë keq që nuk isha mjaft e fortë”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota oreanna myers oreanna myers

Sondazh

Poll