Aktualitet

Joe Biden vendos rregullin e prerë: Çdo shqiptar që futet në SHBA, duhet të jetë i pajisur me testin negativ të Covid-19

22 Janar 2021, 16:54 Nga DOSJA
Joe Biden vendos rregullin e prerë: Çdo shqiptar që futet

TIRANË– Çdo shtetas shqiptar që dëshiron të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të duhet të ketë një rezultat negative të testit COVID-19 ose prova që e ka kaluar COVID-19.

Aeroporti i Rinasit ka bërë me dije këtë urdhër të prerë, të vendosur nga Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, një ditë pas inagurimit të tij.

Ky urdhër vlen për çdo shtetas që dëshiron të futet në SHBA, përfshirë këtu edhe shqiptarët.

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në SHBA. Duke filluar nga 26 janari, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqesin një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni,”- shkruhet në njoftimin zyrtar të Rinasit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit fluturimet drejt shba joe biden aeroporti i rinasit fluturimet drejt shba joe biden

Sondazh

Poll