Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Elbasan, mes dy të plagosurave një mjeke (EMRI)

22 Janar 2021, 15:48 Nga DOSJA
Aksidenti i rëndë në Elbasan, mes dy të plagosurave një

ELBASAN– Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për aksidentin e ndodhur mesditen e sotëm në aksin Elbasan-Peqin.

Nga aksidenti ku u përplasën dy  makina,  kanë mbetur të plagosura dy gra, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Dosja.al mëson se njëra nga të plagosurat është mjekja Valbona Tola.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit“, njofton policia.

Aksidenti ndodhi sot rreth   orës 14:50 në afërsi të qendrës së fshatit Papërr.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan-peqin aksident ne elbasan-peqin

Sondazh

Poll