Aktualitet

E RËNDËSISHME! Çdo shqiptar që dëshiron të udhëtojë drejt Gjermanisë nga 26 janari, duhet të jetë i pajisur me test n

22 Janar 2021, 16:40 Nga DOSJA
E RËNDËSISHME! Çdo shqiptar që dëshiron të

GJERMANI– Çdo shtetas shqiptar që do të udhëtojë drejt Gjermanisë pas datës 26 janar (E dielë), do të duhet të jetë i pajisur me testin negative të Covid-19.

Në një njoftim zyrtar, Ambasada Gjermane në Tiranë, ka bërë me dije se Shqipëria është klasifikuar si një zonë me incidencë të lartë të infektimeve nga Covid-19 dhe për këtë arsye çdo persona që ka qëndruar në vendin tonë e dëshiron të shkojë në Gjermani, duhet të ketë patjetër testin.

Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani. Edhe pas mbërritjes në këtë vend, të gjithë qytetarët duhet të qëndrojnë për dhjetë ditë në karantinë.

Njoftimi i Ambasadës së Gjemanisë:

E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani! Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani:

Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.

Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani. Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere: -Hyrje vetëm me testim negative -10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani -Regjistrimi i hyrjes (ëëë.einreiseanmeldung.de)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada gjermane ne shqiperi gjermani ambasada gjermane ne shqiperi gjermani

Sondazh

Poll