Aktualitet

Rikthimi në auditore/ Studentët takim me Rakacollin: Nëse nuk na kthejnë në universitet, do protestojmë

22 Janar 2021, 15:20 Nga DOSJA
Rikthimi në auditore/ Studentët takim me Rakacollin: Nëse nuk na

TIRANË– Një përfaqësi studentësh janë takuar ditën e sotme ne krytetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Racakollin,  lidhur me vijimin e mësimit online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Takimi i cili ka zgjatur rreth dy orë, ka pasur në fokus peticionin që studentët dorëzuan në Ministrinë e Shëndetësisë katër ditë më parë, ku kërkuan që provimet dhe praktikat mësimore të zhvillohen në auditore.

Kërkesa është dorëzuar që ditën e hënë dhe ne presim që deri javën tjetër të merret një përgjigje. Siç na është thënë brenda 10 ditësh do kemi një përgjigje. Studentët janë të revoltuar. Peticioni po vazhdon, reagimet po vazhdojnë. Do gjejmë një mënyrë alternative për të protestuar. Nuk do bëhemi ne burim infeksioni duke zhvilluar protesta. Ajo që kërkojmë është zgjidhje.

Nëse auditoret do të rihapen do të kemi një bashkëpunim për respektim të masave. Sot është diskutuar për pjesën e vazhdimit të mësimit online. Rakacolli na tha se nuk është marrë një vendim. Marrja e vendimeve nga ekspertët kemi parë që është e ndryshme. Nëse ata duan të bashkëpunojnë me ne për një mësim dinjitoz mendoj se do mblidhen sa më shpejt për një vendim pozitiv”, u shpreh njeri prej studentëve.

 

Studentët vazhdojnë mësimin online që prej sezonit të dytë të vitit akademik të kaluar. Ditën e djeshme Komiteti Teknik i ekspertëve bëri  mbledhjen e radhës, ku la në në fuqi vendimin që mësimi të vijojë të zhvillohet online,  ne kuadër të masave anti-COVID.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mesimi online mira racakolli studentet takim me mira racakollin mesimi online mira racakolli studentet takim me mira racakollin

Sondazh

Poll