Aktualitet

MEPJ: Pika e kalimit kufitar në Kapshticë do qëndrojë e mbyllur deri më 8 shkurt

22 Janar 2021, 14:47 Nga DOSJA
MEPJ: Pika e kalimit kufitar në Kapshticë do qëndrojë e

TIRANË – Pika e kalimit kufitar në Kapshticë do të qëndrojë e  mbyllur deri më 8 shkurt.

Sipas Ministrinë për Europën dhe Punëve të Jashtme, ky vendim i qeverisë greke ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Njoftohet se dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Njoftimi i plotë nga MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 08.02.2021. Ky vendim i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria per evropen dhe punet e jashtme pika e kalimit kufitar nga kapshtica ministria per evropen dhe punet e jashtme pika e kalimit kufitar nga kapshtica

Sondazh

Poll