Aktualitet

SPAK harron pas hekurave Gjergji Çollakun, anëtarin e grupit kriminal që e ‘shkatërroi’ “LIMITI”, qëndron pas hekur

22 Janar 2021, 15:54 Nga DOSJA
SPAK harron pas hekurave Gjergji Çollakun, anëtarin e grupit

TIRANË– Gjergji Çollaku, një prej 31 të arrestuave në kuadër të operacionit “Limit”, i zhvilluar në muajin shtator të vitit 2019 është ‘harruar’ pas hekurave nga SPAK. Dosja.al mëson se Çollaku, për të cilin janë mbyllur hetimet njësoj si për çdo anëtar tjetër të grupit kriminal, është ekstraduar nga Gjermania, më 14 janar të këtij viti.

Por siçe do ligji procedurial penal, ai nuk ka dalë para gjykatës brenda tre ditëve, por është harruar në burg pa u njohur me masën e sigurisë, tashmë prej tetë ditësh. Prokurorët e çështjes e ‘kanë harruar’ pas hekurave.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), është vënë në dijeni me anë të një shkrese zyrtare nga avokati mbrojtës i Çollakut, por sërish, nuk e ka marrë parasysh, duke e lënë në burg Çollakun.

Ky i fundit është një prej 31 anëtarëve të grupit kriminal që u shkatërrua në shtator të vitit 2019, për të cilët SPAK mbylli hetimet paraprake dhe dërgoi dosjen në Gjykatë.

Ata akuzohen për veprat penale si “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergji collaku gjergji collaku

Sondazh

Poll