Bota

Sekretari i parë i Mbrojtjes më ngjyrë në SHBA, Senati konfirmon në detyrë Gjeneralin Lloyd Austin 

22 Janar 2021, 16:45 Nga DOSJA
Sekretari i parë i Mbrojtjes më ngjyrë në SHBA, Senati

SHBA- Senati amerikan ditën e sotme ka k0nfirmuar zgjedhjen e Presidentit Joe Biden për Kreun e Pentagonit. Gjenerali në pension Lloyd Austin është bërë ditën e sotme Sekretari i parë i Mbrojtjes me ngjyrë në SHBA. Lajmin e ka bërë të ditur Buissnesinsider, ku shkruan se Biden e konsideron Austin si personin perfekt për këtë detyrë pasi eksperienca e tij flet vetë për të.

“Ai është një ushtar dhe udhëheqës i vërtetë dhe i testuar. Pikat e forta të Austin dhe njohuritë e tij  për Departamentin e Mbrojtjes dhe qeverinë tonë përputhen në mënyrë unike me sfidat dhe krizat me të cilat përballemi,” tha Biden.

Ndërkohë që vetë Austin në një Twitter ka shkruar se e ka privilegj që të shërbej si Sekretar i parë Afro-Amerikan në SHBA.

“Është një nder dhe një privilegj të shërbej si Sekretari i 28-të i Mbrojtjes së vendit tonë dhe unë jam veçanërisht krenar që jam Afrikano-Amerikani i parë që mbaj këtë pozitë. Le të shkojmë në punë,” ka shkruar Austin.

It’s an honor and a privilege to serve as our country’s 28th Secretary of Defense, and I’m especially proud to be the first African American to hold the position. Let’s get to work. pic.twitter.com/qPAzVRxz9L

— Lloyd Austin (@LloydAustin) January 22, 2021

Ky është emri i parë në administratën Biden që është konfirmuar nga Senati amerikan për të marrë nën kontroll Departamentin e Mbrojtjes.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota administrata biden joe biden lloyd austin administrata biden joe biden lloyd austin

Sondazh

Poll