Bota

Nisin telashet për Trump, Pelosi dorëzon dokumentet për fillimin e gjyqit ndaj ish-Presidentit

22 Janar 2021, 16:21 Nga DOSJA
Nisin telashet për Trump, Pelosi dorëzon dokumentet për fillimin

SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka miratuar një sërë akuzash për ish-Presidentin e SHBA-së Doanld Trump. Lajmin e ka bërë të ditur Dailymail, ku shkruan se gjyqi për ish-Presidentin Trump mund të nis në mes të shkurtit. Gjyqi kundër Trump mund të nis në mes të muajit shkurt në mënyrë që të kenë kohë edhe avokatët e ish-Presidentit që të përgatitën për mbrojtje.

Ndërkohë që Kreu i shumicës së Senatit amerikan Charls Schumer i ka deklaruar anëtarëve të tjerë të Senatit lëvizjen se Pelosit.Schumer gjithashtu tha seprovat me fajësinë e Trump do t’i dorëzohen Senatit ditën e hënë dhe se Gjyqi kundër Trump është një fakt i kryer.

“Unë kam folur me Kryetaren Pelosi e cila më informoi se artikujt do t’i dorëzohen Senatit të Hënën. Senati do të zhvillojë një gjyq për të fajet e Donald Trump. Gjyqi do të bëhet me siguri por gjithashtu do të jetë i drejtë,” tha ai.

Trump akuzohet nga Senati për nxitjen e trazirave në Capitol Hill në 6 janar ku një sërë protestash shpërthyen dhe mbetën të vrarë 5 persona.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota charls schumer doland trump nancy pelosi charls schumer doland trump nancy pelosi

Sondazh

Poll