Bota

Përplasja e parë diplomatike BE-Britani/ Londra nuk njeh më statusin diplomatik të ambasadës së Bashkimit Europian

22 Janar 2021, 16:44 Nga DOSJA
Përplasja e parë diplomatike BE-Britani/ Londra nuk njeh më

BRITANI– Një muaj pas marrëveshjes tregtare për BREXIT mes Mbretësisë së Bashkuar dhe BE-së, Londra ka vendosur heqjen e statusit diplomatik të ambasadorit të parë të Bashkimit Evropian në kryeqytetin britanik,  Joao Vale de Almeida.

Sipas mediave të huaja, kjo ngjarje rrezikon të krijojë precedentë të rëndë për vendet më të komplikuara, ku të drejtat diplomatike nga konventa e Vjenës janë thelbësore. Si  për shembull, në Iran, Kinë dhe Venezuelë.

Me dhënien e një mesazhi të tillë nga Mbretëria e Bashkuar, vende të tjera mund të ndjekin këtë shembull dhe të krijojnë në zona të ndryshme situata  të rrezikshme.

Përfaqësuesve dhe zyrtarëve të bashkimit europianë iu njihet plotësisht çdo e drejtë nga konventa e Vjenës në 142 vende të botës, përfshirë këtu  Kinën, Iranin dhe Venezuelën.

Londra  pretendon të ulë statusin e Shefit të Misionit Evropian në çdo organizate tjetër, duke thyer kështu rregullat e Konventës së Gjenevës të 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike.

Sic konfirmoi sot zëdhënësi i ministrit britanik Boris Johnson , Brukseli refuzoi vendinim e Londrës sepse u konsiderua “e papranueshme”.

Nëse Britania e Madhe dërgon një mesazh të ngjashëm se diplomatët evropianë nuk meritojnë të njëjtat të drejta, kombet e tjera mund të ndjekin të njëjtin shembull dhe, në zona të caktuara të botës, pasojat mund të jenë potencialisht serioze“,janë shprehur diplomatët.

Sot, të drejtat e Konventës së Gjenevës  njihen gjerësisht dhe Britania do të ishte ndër të paktat kombe që vullnetarisht  mohon diplomatët e Brukselit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brexit britani londra nuk njeh ambasaden brexit britani londra nuk njeh ambasaden

Sondazh

Poll