Bota

A do të jetë Albin Kurti kandidat në zgjedhje? Publikohet dokumenti, KQZ merr propozimin që të certifikojë Lëvizjen Vetë

22 Janar 2021, 16:07 Nga DOSJA
A do të jetë Albin Kurti kandidat në zgjedhje? Publikohet

KOSOVË– Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në Kosovë i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, duke përfshirë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në një dokument të publikuar nga Adnan Rrustemi nga raadhët e VV-së thuhet se rekomandohet certifikimi i të gjithë kandidatëve.

“Zyra ka hasur në vështirësi për të pasur një qëndrim ë qarë në lidhje me zbatimin e gërmës ‘q’ të nenit 29 të LPZ. Për Arsye të paqartësive se hasur. Zyra rekomandon KQZ-në që ë certifikoj në pako subjektet politike dhe kandidaët e mësiperm. Certifikimi i kandidaëve e liron KQZ-në nga obligimi që rrjedh nga neni 30 i LPZ-së në lidhje me ruajtjen e informative ë kandidaëve që janë identifikuar nga institucioneve tjera, duke ju krijuar mundësi palëve ë interesuara ankesën në instrancat ankimore të nivelit të parë dhe të dyë.“- thuhet në dokument.

Rrustemi, i cili ka qenë edhe anëtar i KQZ-së nga VV, ka thënë se ky rekomandim s’mund të ndryshohet nga anëtarët e KQZ-së që vijnë nga partitë politike.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll