Bota

“Nuk ka se si të ndodhe ndryshe”/ Kandidatja e Vetëvendosjes: Albin Kurti në krye të listës sonë, ajo për të cilën

22 Janar 2021, 15:47 Nga DOSJA
“Nuk ka se si të ndodhe ndryshe”/ Kandidatja e

KOSOVË– Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje Tinka Kurti, ka thënë me plot bindje se do të jenë fitues të këtyre zgjedhjeve. Në një intervistë që ka dhënë për ReportTv ajo se Kurti do të të kandidojë në zgjdhjet e 14 shkurtit pasi ai është dhe lideri i partise VV-së dhe sipas saj ky i fundit ka qenë pjesë e dy legjislaturave të parlamentit pas vendimit të marrë.

Ndër të tjera ajo ka folur dhe për shpalljen e paligjshme të votës së deputetit Et’hem Arifi, ku tha se se Gjykata ka vonuar vendimin për kërkesën që kishte bërë Vetëvendosja, duke shtuar se në këtë mënyrë sipas saj, një qeveri që ishte e jashtëligjshme qëndroi më shumë në detyrë sesa i takonte.

” Pikësëpari, gjykata e vonoi aq shumë vendimin për kërkesën që kishte bërë Vetëvendosja, që të përgjigjej për atë kërkesë, sa i mundësoi pra një qeverie të paligjshme një jetëgjatësi shumë më të gjatë sesa e meritonte. Kështu që Gjykata Kushtetuese duhej të përgjigjej sa më shpejt që të mos i mundësonte jetën një qeverie që tashmë ne e dinim që ishte e paligjshme dhe për këtë kishim bërë atë kërkesë dhe më pas, ajo në vendimin e saj u përgjigj për diçka të cilën nuk e kishim pyetur fare, pra mori një vendim në lidhje edhe me veprat e tjera, nëse ka vepra penale gjatë 3 viteve të fundit. Kësisoj, tashmë jemi në një situatë krejt para zgjedhjeve të përgjithshme, zgjedhje të jashtëzakonshme e të nevojshme, të kërkuara që prej kohësh prej Lëvizjes Vetëvendosja dhe në këtë moment politik bartës i listës sonë zgjedhore është Albin Kurti.”- tha ajo.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet tre ditë më parë. Në garë janë 3 kandidatë për kryeministër dhe dy për president.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e parakoshme ne kosove zgjedhjet e parakoshme ne kosove

Sondazh

Poll