Aktualitet

VIDEO/ E braktisi kur ishte vetëm 3 ditësh, nëna shikon të birin pas 10 vitesh, nuk i mban dot lotët

22 Janar 2021, 14:39 Nga DOSJA
VIDEO/ E braktisi kur ishte vetëm 3 ditësh, nëna shikon të

TIRANË– Esmeralda Kamena është nëna biologjike e 10 vjeçarit që është rritur nga Elvira dhe Elezi në Lezhë. Pas 10 vitesh Esmeralda bëri hapin e madh për të gjetur djalin e saj. Përmes emisionit “Shqipëria live” ajo mundi të shikonte djalin e saj. Në momentin kur pa të birin, lotët nuk i pushuan.

Gjatë emisionit, Esmeralda tregoi edhe jetën e saj të vështirë. Në familje e kanë keqtrajtuar ndërsa në vitin 2010 punonte në Greqi në një lokal dhe sipas saj, është përdhunuar nga 5 persona, pasi ishte droguar në pije.

Unë jam rritur te halla ime sepse mami dhe babi janë ndarë. Më ka lënë mami te halla 6 muajshe Kam vuajtur shume sepse më kanë rrahur, më kanë torturuar. Kush kishte mundësi i pari më rrihte.Te halla kam jetuar deri në moshën 11 vjeçe, pastaj kam ikur për Greqi se nuk i duroja dot më të rrahurat. Babi nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë.Kam ikur me një grup nga Lezha dhe Elbasani. Policia greke na ka ndjekur por kam shpëtuar. Rrija te një familje greke dhje punoja. Kam ndenjur 2 vite e ca. Pastaj erdha në shtëpi, rrija nëpër rrugë, në shkallët e pallatit, krejt e vetme. Kam qenë gjithë kohën rrugëve. Punoja kamariere, shumë vende në Laprakë, Zogu i Zi, stacioni i trenit, kam punuar në Durrës nëpër tallava si kamariere ose balerinë, çfarë të gjeja”.

Ajo tregoi momentin kur mësoi se priste fëmijë, pas një përdhunimi një Greqi. “Mora vesh që jam shtatzënë, para se të vij në Shqipëri. Ai djali që jetoja më nxori jashtë sepse tha nuk dua të femra që kanë fëmijë me burra të tjerë. Kam  punuar në Patra, në një diskotekë, aty më kanë përdhunuar 5 vetë”.

Esmeralda shpjegoi pse u detyrua ta braktisë djalin e saj. “Kam lindur djalin në Shkodër sepse atje po kërkoja një shtëpi për të jetuar. Sepse kisha gjetur një lokal të punoja. Ika te halla, dy ditë e mbajtën. Pastaj ika nga shtëpia e hallës. Shkova të punoj më tha halla hajde te shinat e trenit të flasim, isha djalin në duar, më tha nuk të mbaj dot më sepse burri i gocës nuk do kurva me fëmijë.

Marre nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet esmeralda kamena nena takohet me djalin pas 10 vitesh esmeralda kamena nena takohet me djalin pas 10 vitesh

Sondazh

Poll