Aktualitet

‘Aset kombëtar’/ Mjeku Tritan Kalo shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Kuçovës për kontributin gjatë pandemisë

22 Janar 2021, 13:36 Nga DOSJA
‘Aset kombëtar’/ Mjeku Tritan Kalo shpallet ‘Qytetar

KUÇOVË– Mjeku Tritan Kalo është shpallur ‘Qytetar Nderi’ i Kuçovës ditën e sotme. Vendimi u mor nga Këshilli Bashkiak i Kuçovës me propozim të Këshillit Lokal të Ambasadorëve të Paqes. Kalo cilësohet si një aset kombëtar.

Personalitet erudit dhe i shquar i mjeksisë mbarëshqiptare, me rol dhe kontribut të paçmuar në përballjen me pandeminë botërore shkaktuar nga covid – 19, ku me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm vazhdon të punojë duke shpëtuar edhe jetë kuçovarësh mes shumë jetëve të tjera nga e gjithë Shqipëria.”- shkruhet në njoftimin për mediat.

NJOFTIMI: 

Me mbështetjen e pakufishme të deputetes Ermonela Felaj Valikaj dhe kryetarit të Bashkisë z. Kreshnik Hajdari , Kuçova nderon :Prof. Dr. Tritan Kalo – ‘Qytetar Nderi’ i KuçovësSapo përfundoi mbledhja e Këshillit Bashkiak të Kuçovës, në të cilën u miratua dhënia e titullit “Qytetar Nderi” mjekut të shquar Tritan Kalo.Propozimin e Këshillit Lokal të Ambasadorëve të Paqes për Kuçovën po e sjellë më poshtë :”Propozim për dhënie titulli “Qytetar Nderi” Prof Dr Tritan KalosKëshillit Bashkiak Kuçovë

Këshilli Lokal I Paqes Kuçovë, degë e Federatës Botërore të Paqes, nisur nga roli i Tij në luftën ndaj flamës botërore me emrin covid – 19 në vendin tonë, i propozon Këshillit Bashkiak Kuçovë t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi” mjekut Tritan Kalo me këtë motivacion :

“Persoanlitet erudit dhe i shquar i mjeksisë mbarëshqiptare, me rol dhe kontribut të paçmuar në përballjen me pandeminë botërore shkaktuar nga covid – 19, ku me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm vazhdon të punojë duke shpëtuar edhe jetë kuçovarësh mes shumë jetëve të tjera nga e gjithë Shqipëria.”

Tritan Kalo është një aset kombëtar, Ai, me atë çfarë është e bënë në shërbim të popullit e vendit, është sa tiranas, aq edhe gjirokastrit, sa Elbasanas aq edhe kuçovar, sa shkodran aq edhe vlonjat, sa i vehtes aq edhe i Shqipërisë.

Tritan Kalo, njëri ndër mjekët më të shquar, fisnik në të gjithë qënien e tij, erudit dhe pasionant pas shkencës dhe librit, i kujdesshëm për të përcjellë pikërisht atë mesazh që njerëzit prisnin, të shpresës; për të qënë pjesë e dhimbjes së tyre, por edhe e guximit se gjithçka mund të përballohej – thotë Bedri Islami në mbështetje të Tritan Kalos përProf Dr Tritan Kalo, me thjeshtësinë, profesionalizmin, humanizmin, këmbënguljen e tij bëri që unë të filloj një jetë të dytë. Mirënjohje deri në vdekje!”Të tilla konsiderata janë të përditshme, janë me mijëra dhe nga i gjithë vendi. Por me “interes” do të ishte konsiderata kuçovarë dhe ajo nuk mungon. Janë të shumta rastet nga Kuçova që kanë ndjerë e prekur kujdesin dhe profesionalizmin e Dr Tritanit, janë shumë më të shumtë ata që janë pro nderimit e vlerësimit të Tij!E gëzofsh titullin, Profesor! Kuçova dhe gjithë Shqipëria krenohet me Ju!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qytetar nderi i kucoves tritan kalo qytetar nderi i kucoves tritan kalo

Sondazh

Poll