Aktualitet

Predhat e gjetura në lumin Mat, Dema apel banorëve: Tregohuni të kujdesshëm kur jeni në shtratin e lumit

22 Janar 2021, 13:24 Nga DOSJA
Predhat e gjetura në lumin Mat, Dema apel banorëve: Tregohuni të

KLOS– Gjetja e një predhe mortaje në lumin Mat ka alarmuar banorët e zonës. Ishte një banorë i zonës i cili e pikasi dhe menjëherë njoftoi policinë e cila shkoi në vendin e ngjarjes.

Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes Civile në Bashkinë Klos, Nerim Dema ju bëri apel banorëve që zbresin në shtratin e lumit Mat, të bëjnë kujdes, pasi mund të ketë edhe predha të tjera.

‘Tregohuni të kujdesshëm kur jeni në shtratin e lumit‘- shprehet ai.


Predha ishte e mbështjellë me një leckë, ndërsa rezultoi që të kishte në të edhe djegorja e cila rrezikonte shpërthimin. Policia dhe strukturat Vendore të Mbrojtjes Civile në Klos njoftuan menjëherë Ministrinë e Mbrorjtjes e cila dërgoi një grup të repartit të xhenios. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes forcat xheniere kanë bërë edhe një krehje tjetër të zonës ku kanë konstatuar edhe dy predha të tjera. Ata bënë shpërthim të kontrolluar duke shmangur rrezikun për banorët.

Predhat dyshohet se mund të jenë mbetje nga tunelet e municioneve luftarake tek ish pazari i vjetër, tunele të cilat u çertifikuan të pastra nga ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Por nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë hedhur nga banorë të cilët në vitin 1997 morën municione luftarake nga këto tunele.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nerim dema predhe ne lumin mat nerim dema predhe ne lumin mat

Sondazh

Poll