Aktualitet

PUBLIKOHEN për HERË TË PARË! Kush janë vëllezërit Marku nga Mirdita, jepnin para me fajde, më pas ua merrnin me dhunë!

22 Janar 2021, 12:50 Nga DOSJA
PUBLIKOHEN për HERË TË PARË! Kush janë

TIRANË– Publikohen për herë të parë fotot e dy vëllezërve nga Mirdita, Sokol dhe Elson Marku, të cilëve iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri nga Gjykata e Tiranës. Mësohet se vëllezërit jepnin para me fajde dhe kur koha e dhënë për kthimin e shumës, nuk përmbushej, vëllezërit duke përdorur dhunën u merrnin pronat.

Burime për “Ora” bëjnë me dije se një prej dy vëllzerëve binjakë Sokol Marku, njihej edhe me emrin Xheladin. Për policinë ai rezulton i dënuar dhe i shpallur në kërkim në Mars 2013. Ndërkohë që edhe në mars të vitit 2016, është shpallur në kërkim për “vrasje me dashje në tentativë”.

Më pas, është hequr nga kërkimi më 18 prill të po atij viti për shkak të anulimit për kalim të afateve. Por ky dënim nuk ishte i fundit për 32-vjeçarin, pasi mbi të rëndon edhe ai i datës 10 shkurt 2017, ku gjykata e Tiranës vendosi 1 muaj heqje lirie për “Kundërshtimit të punonjësit të policisë”. Nuk u ndal me kaq… Një vit me pas, në janar 2018, ai u shpall sërish në kërkim nga Policia e Tiranës, për akuzën e “Kanosjes dhe dëmtime të tjera me dashje”.

Larg telasheve nuk ka ndenjur as vëllai i tij, Elsoni, i cili ka precedent penalë në fushën e “Prodhim dhe shitjes së lëndëve narkotike” pasi është në Itali.  Sipas infomacioneve në dosjen e prokurorisë, katër nga bar-kafetë në Tiranë, vëllezërit binjakë, i kanë përfituar nga fajdet. Ndërkohë që babai i tyre, Lazër Marku, ka në emër të tij një automjet “Land Rover” i tipit Freelander si dhe një fermë me dhi në zonën e Krujë.

Operacioni për sekuestrimin e pasurive të tyre u udhëhoq nga Prokuroria e Tiranës dhe u raportua pasditen e djeshme. Dosja.al zbardhi detaje mbi aksionin e policisë në Mirditë për arrestimin e binjakëve që u shpëtuan prangave. Në vitin 2013, Sokol Marku u arrestua në Shqipëri teksa kthehej nga Italia. Por sapo ka shkuar pranë pikës së kontrollit të pasaportave në aeroport, 32-vjeçari është marrë për një verifikim, ku edhe ka rezultuar se duhet të arrestohej pasi nuk kishte vuajtur një dënim të lëshuar nga Gjykata e Tiranës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elson marku sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku elson marku sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku

Sondazh

Poll