Aktualitet

U raportua se u plagos nga shkëmbi masiv në rrugë, policia PËRGËNJESHTRON lajmin: 32 vjeçari u rrëzua nga ulliri

22 Janar 2021, 12:49 Nga DOSJA
U raportua se u plagos nga shkëmbi masiv në rrugë, policia

BERAT– Ditën e sotme u raportua se një person ishte plagosur nga shkëmbinjtë të cilët ranë në rrugë dhe e zunë të riun i cili ishte duke punuar. Policia e Beratit ka reaguar pak orë pasi lajmi qarkulloi në media. Ata shkruajnë se lajmin se shtetasi Anduel Hoxha, 32 vjeç, është plagosur duke punuar në rrugë nuk është i vërtetë.

Sipas njoftimit, ky shtetas është paraqitur në spitalin e Poliçanit me dëmtime në fytyrë dhe krah, dhe menjëherë më pas është dërguar për në spitalin e Traumës. Nga verifikimet që ka bërë Policia, rezulton se ky shtetas është rrëzuar nga ulliri.

“Lidhur me një lajm që është publikuar në media, ku pretendohet se shtetasi me inicialet A. H., 32 vjeç, banues në Poliçan, është dëmtuar nga një masiv gurësh gjatë punës në Malin e Tomorit, ju informojmë se: Shtetasi A. H. është paraqitur në spitalin rajonal Poliçan, me dëmtime në fytyrë dhe në pjesën e krahut. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë verifikimet, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ekspertimin mjeko-ligjor dhe bazuar në deklarimet e familjarëve ka rezultuar se shtetasi A. H. është rrëzuar nga pema e ullirit në fshatin Zgërbonj, gjatë kohës që ka qenë duke bërë krasitje.Për këtë rast është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.Shtetasi i A. H. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia pergenjeshtron lajmin policia pergenjeshtron lajmin

Sondazh

Poll