Politike

Gazetarët përplasen për 21 Janarin/ Bollino: Mbajte kasetën e vrasjeve në xhep! Hoxha: S’ti dorëzova pamjet se ti do të

22 Janar 2021, 13:41 Nga DOSJA
Gazetarët përplasen për 21 Janarin/ Bollino: Mbajte kasetën

TIRANË– Ngjarjet e 21 janarit 2011, ku 4 protestues u vranë u përkujtuan dje nga media dhe politika. Dy gazetarët, Carlo Bollino dhe Artan Hoxha janë përfshirë në një replikë publike, e cila ka kaluar në akuza personale, mbi autorësinë e zbulimit të momentit të vrasjes.

I pari që komentoi ngjarjet e 21 janarit ishte botuesi Carlo Bollino, i cili në 2011 ishte drejtues i televizionit News 24. Dje Bollino tha se Hoxha i ka mbajtur pamjet në xhep, dhe se ka qenë urdhëri i tij si drejtues që solli edhe publikimin e pamjeve.

Gazetari Artan Hoxha që kishte në xhep atë kaseta te televizionit (dhe ndodhej ne redaksi duke montuar nje seri te emisionit të tij, Xhungël) ka shkuar në studio duke komentuar. Ai kishte meritën që njihte gardistët në fytyrë, ai i ka identifikuar me emër një nga gardistët, ndërsa gazetarja e turnit që ishte Ola Bruko e ka komentuar bashkë me të ngjarjen.”-tha Bollino ndër të tjera.

Dhe menjëherë ka ardhur përgjigjia e Artan Hoxhës. Në një postim të parë në rrjetet sociale, gazetari thotë se i publikoi pamjet e 21 janarit, në një moment kur Bollino, sipas tij as nuk ndodhej në Shqipëri. Gazetari thotë se nëse nuk do i kishte mbajtur vetë pamjet, atëherë me to, do të ishte bërë një pazar me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“E para, une nuk punoj në ndonje media qe ka themeluar Karlo. E dyta, Karlo nuk ka qene fare në Shqiperi në 21 janar 2011. Ku ka qene, ta thote vetë. Videon e 21 janarit nuk ka patur mundesine ta shoh as në teleskop, dhe per kuriozitet une nuk ia kam dorezuar kurre as Prokurorise… Ky Karlo dhe drejtuesit e tij në Tirane me 21 janar, jo vetem qe nuk me kane kontaktuar në asnje moment ate dite, por as e kishin haberin ku isha une, cfare po beja, dhe cfare kasetash apo pamjesh kisha në xhep. Sepse po ta dinin do kishin bere pazar me Sali Berishen…“-thotë Hoxha në replikë me ndjekësit e tij në Facebook.

Meqë kolegu Minga, ka te ftuar sot në studio Karlo Bollinon, per te verteten e videos se 21 janarit 2011, a mund t’i…

Posted by Artan Hoxha on E enjte, 21 Janar 2021

Raportimi në Shqiptarja.com i intervistës së Bollinos me gazetarin Denis Minga, i ka hedhur më tej “dru” zjarrit. “Bollino tregon për herë të parë scoop-in që bëri në News24: Si do të rridhte historia nëse pamjet e 21 janarit do të mbeteshin në xhepin e një gazetari”, shkruan Shqiptarja.com. Dhe këtu sërish ka ardhur përgjigjia e gazetarit Artan Hoxha.

PËRGJIGJIA E ARTAN HOXHËS:

Hej Karleto, dikush me ka futur nje kasete në xhep pa mendje. Duhet te jete nje scoop i madh, se une nuk marre vesh nga kjo pune.Ma dergo Denisin, te ma marre te xhepi dhe pastaj merr vendimin e veshtire për ta publikuar. Mire qe nuk te shkoi në mendje të thoshe, se në 21 janar 2011, ke mbajtur në sup edhe Ziver Veizin, nga dera e kryeministrise deri te Spitali Ushtarak në Laprake. U lodhe fratello u lodhe, te doli rryli i fytit, por ama ia mberrita dites, qe gjithe ai emision jubilar dhe kohe televizive, me shume mu kushtua mua, se Sali Berishes.Per zotin, mbreme edhe “qytetari digital” eshte dhi duke qeshur me fantazine tende të shfrenuar.

Hej Karleto, dikush me ka futur nje kasete në xhep pa mendje.???
Duhet te jete nje scoop i madh, se une nuk marre vesh…

Posted by Artan Hoxha on E premte, 22 Janar 2021

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 21 janar 2011 artan hoxha carlo bollino 21 janar 2011 artan hoxha carlo bollino

Sondazh

Poll

Politike 22 Janar 2021, 11:24

TIRANË-  Partia Demokratike ka bërë publike historinë e pensionistes, Asime Çela që pak muaj më parë është përballur me COVID-19.Në një bisedë me sh...