Politike

Presidenti i PE letër Gramoz Ruçit: Ju mbështesim, ndjekim nga afër përparimin e Shqipërisë drejt integrimit

22 Janar 2021, 12:31 Nga DOSJA
Presidenti i PE letër Gramoz Ruçit: Ju mbështesim, ndjekim nga

TIRANË– Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli i ka dërguar një mesazh Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Në mesazh shkruhet se Parlamenti Europian “do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit”.

Sassoli, në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, e falenderon për prezantimin e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian.

Kam ndjekur nga afër përparimin që ka bërë Shqipëria drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian. Raporti i Komisionit Europian pasqyron përparimin që ka bërë vendi Juaj drejt plotësimit të kritereve të përcaktuara nga Këshilli në konkluzionet e tij të datës 26 mars 2020. Vlerësoj angazhimin e autoriteteve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian. Të jeni të sigurtë se Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. Vlerësoj bashkëpunimin midis Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, ndër të tjera bashkëpunimin në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do të rritet në mënyrë progresive në të ardhmen.”, shkruan në letrën e tij drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david sassoli gramoz ruci david sassoli gramoz ruci

Sondazh

Poll

Politike 22 Janar 2021, 11:24

TIRANË-  Partia Demokratike ka bërë publike historinë e pensionistes, Asime Çela që pak muaj më parë është përballur me COVID-19.Në një bisedë me sh...