Aktualitet

Arrestimi i ‘Dajës’ së Rinasit, djali dhe vëllai: Viktimë se vajti në varrimin e Admirit…kemi para (VD)

2 Maj 2019, 10:06 Nga DOSJA
Arrestimi i ‘Dajës’ së Rinasit, djali dhe vëllai:

TIRANE– Vëllai i Ragip Haxhiajdinit, i njohur si “Daja i Rinasit”, Mustafa Haxhiajdini, ka folur sot për mediat në lidhje me arrestimin e të vëllait.

Ai ka thënë se i vëllai nuk ka lidhje me ngjarjen e Rinasit dhe se është një viktimë që është arrestuar për shkak të njohjes familjare me “turin” e grabitjes në Rinas.

Mustafa Haxhiajdini, u shpreh se i vëllai nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur në Rinas. Arrestimi është bërë tha ai, pas pranisë së “Dajës” në varrimin e Admir Muratajt në Cerem të Tropojës.

Dhe këtu, ai tregon forcën e zakonit, kur thotë se tradita e thotë qartë se nëse dikush të vjen në dasëm, atëherë ti i shkon në mort.

“Policia s’na ka kontrolluar. S’vjen dot të më kontrollojë mua kur jam i pastër. Punoj me djersën e ballit. Ai është viktimë. Është arrestuar se mori pjesë në varrimin e Admirit. Po në varrim isha edhe unë. Kur tjetri të vjen në dasëm, ti i shkon në mort”,-u shpreh ai.

Ai tregoi për mediat, se në Kosovë i vëllai i tij është i pafajshëm, referuar akuzave se ai ka marrë pjesë në 2 grabitje, ku u morën 24 kilogramë ar në Pejë.

“Gjykata e Pejës ka marrë pafajësi, ka qenë i arrestuar, por nuk kishte dëshmi, vetëm policia i merr ato gjëra, se nuk mundet një njëri të marrë arin në polici”, tha vëllai i “Dajës së Rinasit”.

I biri i Ragip Haxhiajdinit, Dardan Haxhiajdini, tha për gazetarët se nuk kanë nevojë që babai të marrë pjesë në grabitje, pasi ai thotë se familja ka të ardhura.

“Kemi të ardhura, nuk kemi nevojë të grabisim”, u shpreh Dardan Haxhiajdini.

Daja i Rinasit, u arrestua më 26 prill 2019. Arrestimi i tij u bë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ndërsa është personi i akuzuar se ka strehuar Admir Muratajn, gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim për grabitjet në Rinas.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daja i rinasit grabitja në rinas 9 prill 2019 mustafa haxhiajdini ragip haxhiajdini daja i rinasit grabitja në rinas 9 prill 2019 mustafa haxhiajdini ragip haxhiajdini

Sondazh

Poll