Aktualitet

Aksioni opozitar/ Braçe: Kujt ia bllokojnë rrugën këta, popullit, punës, apo ekonomisë?

2 Maj 2019, 08:44 Nga DOSJA
Aksioni opozitar/ Braçe: Kujt ia bllokojnë rrugën këta,

TIRANË- Teksa opozita e bashkuar ka paralajmëruar bllokimin e 12 akseve rrugore këtë pasdite, ka reaguar zëvendës-kryeministri Erjon Braçe.

Në një postim të bërë në Instagram, Braçe shkruan se Basha dhe Kryemadhi po i bllokojnë rrugët popullit, pasi Ramën nuk kanë mundur ta pengojnë dot asnjëherë.

Ndërsa, nga ana tjetër, zëvendës kryeministri Braçe i drejton një pyetje dhe presidentit ku shkruan se: A është dakord presidenti i Republikës me bllokimin e rrugëve popullit, punës dhe ekonomisë së tij?

Postimi i plotë i Erjon Braçes:

“Ata qe bllokojne rruget jane gjithe e gjithe nga 50-200 vete maksimumi ne Milot, nuk jane shumice, jane pakice”- shkruan Braçe, teksa shton se rruget po i bllokohen popullit dhe ekonimise se tij.: “A eshte dakord presidenti i Republikes me bllokomin e rrugeve popullit, punes dhe ekonomise se tij? E kam nje ide, prej viteve 1999-2000!”

LAJM I MADH DHE I VJETER;
AI DHE AJO,
LYLZIM BASHA DHE
MONIKA KRYEMADHI,
DO BLLOKOJNE RRUGET SOT!

Jo me nje, por dy ore!

Dakord, titulli dhe lajmi kane nje te vertete:
Nuk eshte populli qe po bllokon rruget, anormale kjo ne nje revolte por,
jane anetaret e dy partive dhe 5 kryetare te partive pa anetare, te cilet do bllokojne rruget!

Kur eshte keshtu, dy pyetje kam une;

E para,
KUJT DO JA BLLOKOJNE RRUGET KETA?

Edi Rames-te cilin e kane shenjester?!
JOOOOOO!
Deri tani Edi Ramen se kane bllokuar asnjehere, zero!
Ai e ka patur rrugen e lire dhe ka zhvilluar cdo aktivitet te planifikuar dhe masiv madje.
Ka nje arsye te qarte perse;
Ata qe bllokojne rruget jane gjithe e gjithe nga 50-200 vete maksimumi ne Milot, nuk jane shumice, jane pakice,
#NUKJANEPOPULLI por anetaret e partise kunder popullit!

Pra,
KUJT DO JA BLLOKOJNE RRUGET KETA?

POPULLIT, NATYRISHT!
VETEM POPULLIT!
PUNES DHE EKONOMISE SE TIJ!

Pyetja e dyte;
A ESHTE DAKORD PRESIDENTI I REPUBLIKES ME BLLOKIMIN E RRUGEVE POPULLIT,
PUNES DHE EKONOMISE SE TIJ?

E kam nje ide, prej viteve 1999-2000!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erjon brace opozita bllokon 12 akse protesta e opozites erjon brace opozita bllokon 12 akse protesta e opozites

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2019, 07:17

Profesioni i lustraxhinjve përmes dy realiteteve

Tiranë- Puna e lustraxhinjve pavarësisht luftës me kohën, teknologjisë dhe stilit të jetesës vlerësohet nga njerëzit në Londër si profesion i veçantë e i...