Aktualitet

Shkuan në Ksamil dhe vodhën motorskafin, arrestohen 3 lushnjarët

2 Maj 2019, 08:40 Nga DOSJA
Shkuan në Ksamil dhe vodhën motorskafin, arrestohen 3 lushnjarët

Sarandë- Në prangat e policisë së Sarandës kanë rënë 3 persona pasi akuzohen se kanë vjedhur një motorskaf.

Nga policia janë arrestuar E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç të cilët u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” brenda të cilit u gjet një motorskafi qe e kishin vjedhur në Ksamil.

Njoftimi i policisë:

Policia e Sarandës ka arrestuar 3 persona për vjedhje në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç, me banim në Lushnje.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Xarrë të Konispolit duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” brenda të cilit u gjet një motorr skafi, ku pas hetimeve të kryera rezultoi se ishte vjedhur në banesën e shtetasit I.D, në Ksamil.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 lushnjarët e.g. l.xh. vodhën motorskafin arrestohen 3 lushnjarët e.g. l.xh. vodhën motorskafin

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2019, 07:17

Profesioni i lustraxhinjve përmes dy realiteteve

Tiranë- Puna e lustraxhinjve pavarësisht luftës me kohën, teknologjisë dhe stilit të jetesës vlerësohet nga njerëzit në Londër si profesion i veçantë e i...