Aktualitet

Krimet e Rënda kërkojnë arrestimin e 5 punonjësve të ICTS, dhanë dëshmi të dyshimta për grabitjen në Rinas

2 Maj 2019, 08:47 Nga DOSJA
Krimet e Rënda kërkojnë arrestimin e 5 punonjësve të

TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrestimin e 5 punonjësve të kompanisë së sigurisë në Rinas, ICTS.

Krimet e Rënda kërkojnë arrestimin e tyre, pasi dyshohet se ata kanë dhënë dëshmi të dyshimta lidhur me grabitjen e Rinasit.

Prokuroria dyshon se këta punonjës kanë ndihmuar Admir Muratajtn dhe grupit e grabitësve me informacion mbi transportimin dhe lëvizjen e parave, ku u vodhën plot 6 milionë euro.

Ditën e djeshme, tre bankat e Nivelit të Dytë, të cilave iu përkisnin paratë e vjedhura, konfirmuan se vlera e thasëve me para ishte 6 milionë euro.

Për grabitjen në Rinas, deri më tani të arrestuar janë:

Alkond Bengasi
Renaldo Sula
Oltian Veseli
Saimir Çela
Elton Pikli
Ragip Hajdini

Ndërsa Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor”.

Në kërkim janë edhe disa persona të tjerë si Klement e Eldi Çala, por edhe një tjetër shtetas nga Kosova, shok i “dajës”, siç e identifikon Alkond Bengasi në dëshminë e tij.

Policia vazhdon ende operacionin për gjetjen e parave të grabitura, pavarësisht se deri më tani nuk është gjetur asnjë provë që të mbështesë dëshminë e të penduarit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas grabitja ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2019, 07:17

Profesioni i lustraxhinjve përmes dy realiteteve

Tiranë- Puna e lustraxhinjve pavarësisht luftës me kohën, teknologjisë dhe stilit të jetesës vlerësohet nga njerëzit në Londër si profesion i veçantë e i...