Aktualitet

Gara për prokurorin e Përgjithshëm, skadon afati, 3 kandidatë përballë Arta Markut

2 Maj 2019, 09:21 Nga DOSJA
Gara për prokurorin e Përgjithshëm, skadon afati, 3

TIRANE- Ka skaduar sot afati për dorëzimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Deri më sot, janë regjistruar si kandidatë në garë Fatjona Memçaj, Lulzim Allushaj, Olsian Cela dhe kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku.

Tashmë, KLP do të bëjë vlerësimin e emrave, në bazë të katër kritereve kryesore dhe më pas, 3 nga më të vlerësuarit do t’i kalojnë Parlamentit.

4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm janë: Aftësia profesionale, pastërtia morale integriteti, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë).

Përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e ri i i takon parlamentit, dhe kandidatët garuesë duhet të kenë kaluar me sukses Vettingun.

Arta Marku është prokurore e Përgjithshme e Përkohshme deri në zgjedhjen e një prokurori të ri.

Ky i fundit pritet të zgjidhet në fundin e muajit qershor dhe do të ketë një afat 7 vjeçar, ndërsa disa prej kompetencave të tij do të ndryshojnë, duke qenë se janë ngritur dhe disa struktura të reja, në sajë të procesit të Reformës në Drejtësi si SPAK apo KLP.

(F.g/j.v./dosja.al).

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku fatjona memcaj lulzim allushaj olsian cela arta marku fatjona memcaj lulzim allushaj olsian cela

Sondazh

Poll