Aktualitet

Vajza e Admir Muratajt padit FNSH-në: Kush qëlloi mbi babain të dalë para ligjit, u vra qëllimisht

2 Maj 2019, 09:38 Nga DOSJA
Vajza e Admir Muratajt padit FNSH-në: Kush qëlloi mbi babain të

Tiranë-Vajza e Admir Murataj, Irini Murataj kërkon ndjekje penale për policët që dyshohet se i vranë të atin më 9 prill, në grabitjen e Rinasit.  Avokati Arbër Hoxhaj, paditi sot në Prokurorinë për Krime të Rënda, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët dyshohen se vranë Admir Muratajn. Hoxhaj kërkoi hetim për vrasjen e Admir Muratajt dhe tha se policët kanë gjuajtur në drejtim të tij me qëllimin për ta vrarë.

“Ai person është qëlluar për t’u vrarë. Gjykata e Shkallës të parë të nisë seancat për punonjësit e policisë. Duam hetim të punonjësve të FNSH-së. Mund të ishte arrestuar. Do të mbahet përgjegjësi për vjedhjen e bërër por edhe kush e bëri vrasjen duhet të marrë përgjegjësi. Ka 6 të arrestuar për grabitjen por asnjë të arrestuar dhe ndaluar për vrasjen e Admirit”, është shprehur avokati.

“Gjithashtu në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës së veprës penale kërkojmë të hidhet dritë mbi këto pyetje : Cilët kanë qenë punonjësit e policisë me gjeneralitetet përkatëse anëtarë të grupit të FNSH që kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit të pretenduar në vjedhjen me arme të ndodhur në Rinas në datë 9 Prill 2019 ? A janë respektuar dispozitat përkatëse të ligjit nr 72/2014 «  për përdorimin e armeve të zjarrit » dhe akteve të tjera nënligjore nga antarët e grupit të FNSH të policisë së shtetit?”.

Nga gazetarët ai u pyet edhe për mos-mbylljen e hetimeve për Muratajn, për shkak se nuk është vërtetuar vdekja e tij, dhe tha se nuk iu takon familjarëve por institucioneve që të shpallin vdekjen e tij.

Padia e dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda 

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën për 3 grabitjet e blindave në vitet 2015-2017 për në 14 maj, ku Admir Murataj akuzohet si organizator. Kjo seancë u shty për shkak të mungesës së certifikatës së vdekjes të Muratajt.  Prokurori Eneid Nakuçi deklaroi se është dërguar OPGJ në Tropojë por ai nuk është çregjistruar ende në gjendjen civile. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas paditet fnsh vajza kërkon drejtësi vrasja e admir muratajt grabitja ne rinas paditet fnsh vajza kërkon drejtësi vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll