Aktualitet

Shtyhet seanca për Admir Muratajn, s’është vërtetuar vdekja e tij

2 Maj 2019, 07:43 Nga DOSJA
Shtyhet seanca për Admir Muratajn, s’është vërtetuar

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për 3 grabitjet e blindave në vitet 2015-2017, ku Admir Murataj akuzohet si organizator.

Mësohet se kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së certifikatës së vdekjes të Muratajt. Prokuroria i ka bërë kërkesë Mjekësisë Ligjore për të sjellë certifikatën e vdekjes së Muratajt i cili mbeti i vrarë në grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Prokurori Eneid Nakuçi ka deklaruar se është dërguar OPGJ në Tropojë por ai nuk është çregjistruar ende në gjendjen civile.

Akt ekspertimet dhe certifikata e vdekjes së Admir Muratajt nuk janë ende në dorën e Prokurorisë dhe kjo është arsyeja që ende nuk është bërë pushimi i çështjes ndaj tij. Seanca e radhës do të zhvillohet më 14 maj.

Grabitja në 9 prill në Rinas

Admir Murataj është cilësuar si ‘truri’ i grabitjes dhe  mbeti i vrarë në të njëjtën ditë teksa tentoi të shpërqëndronte policinë, në mënyrë që bashkëpunëtorët e tij të largoheshin me thasët me 6 milionë euro. Gjatë grabitjes ai mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë.

Ndërkohë nga policia për këtë grabitje janë arrestuar: Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet certifikata e vdekjes grabitja ne rinas seanca ndaj muratajt vrasja e admir muratajt certifikata e vdekjes grabitja ne rinas seanca ndaj muratajt vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2019, 07:17

Profesioni i lustraxhinjve përmes dy realiteteve

Tiranë- Puna e lustraxhinjve pavarësisht luftës me kohën, teknologjisë dhe stilit të jetesës vlerësohet nga njerëzit në Londër si profesion i veçantë e i...