Sport

VIDEO/ Partizani merr epërsinë territoriale, të kuqtë shpërdorojnë me Asanin dhe Cordeiron

21 Janar 2021, 17:27 Nga DOSJA
VIDEO/ Partizani merr epërsinë territoriale, të kuqtë

ELBASAN-Partizani-Tirana, një duel që po luhet prej orës 18:00 në stadiumin Elbasan Arena.  Edhe kjo ndeshje zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë, një mungesë e madhe, duke marrë parasysh që ultrasit janë një nga gjërat më të bukura në vitet e fundit. Dy skuadrat kryeqytetase, krahas rivalitetit mes tyre, kanë këtë radhë më shumë se çdo herë tjetër, edhe një motiv ekstra për të fituar, pasi ekipi kryesues ka nisur një arrati të frikshme, nëse secila prej tyre ka ende objektiv titullin.

Takimi nisi mjaft mirë për Tiranën që vetëm në 20 sekonda lojë krijoi rastin e parë me anë të Seferit. Sulmuesi nga një diagonale tentoi portën e Hoxhës, por ky i fundit reagoi mirë. Në minutën e 18-të Jasir Asani tentoi këndin e largët por pa arritur të shënojë, ndërsa Cordeiro goditi saktë por portieri Bekaj reagoi mirë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll