Politike

Protesta e 21 janarit/ Berisha: Edi Rama po e përdor këtë çështje politikisht para zgjedhjeve

21 Janar 2021, 20:48 Nga DOSJA
Protesta e 21 janarit/ Berisha: Edi Rama po e përdor këtë

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme tha se nuk se çfarë dëshmon më për 21 Janarin. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ka komentuar dhe titujt “Dëshmorët e Kombit” që Rama dha për 4 protestuesit që u vranë më protestën e 21 janarit.

Ai tha se kjo është një farsë elektorale e Edi Ramës, që nuk u kujtua tetë vite por e la tani dy muaj para zgjedhjeve.

“Çfarë ka pasur Berisha për të dëshmuar, i ka dëshmuar. Kjo është një farsë elektorale e Edi Ramës, që nuk u kujtua tetë vite për hetim, por e la tani dy muaj para zgjedhjeve. Sikundër kaloi një ligj për t’i bërë dëshmorë një vit më parë dhe ua dha certifikatën dy muaj para zgjedhjeve. Komandantin e grupit të zjarrit e ka zgjedhur kryetar bashkie.Sekretari i radhës i OSBE e ka quajtur përpjekje për grusht shteti. Mesazhi është se institucionet kushtetuese nuk mund të pushtohen dot.”- tha Berisha. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll