SONDAZHI/ Papunësia, korrupsioni dhe emigracioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve
21 Janar 2021, 20:30Nga DOSJA
TIRANË- Papunësia, Korrupsioni dhe emigracioni janë 3 problemet më kryesore të shqiptarëve nga të dhënat e sondazhit të Euroneës Albania të kryer në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze MRB.
Papunësia zë 61.6% të përgjigjeve të shqiptarëve si shqetësimi kryesor, pasuar nga korrupsioni 38.6%, ndërsa emigracioni është gjithashtu mes kryesorëve në masën 30.8%.
Këto tre shqetësime ndiqen nga shqetësimi për standardin e jetesës, gjendjen ekonomike, mungesën e rritjes ekonomike, menaxhimin e situatës së Covid-19, taksat, sistemi i pensioneve si dhe inflacioni.
Metodologjia
3 muaj përpara zgjedhjeve, 1600 shqiptarë janë përgjigjur ballë për ballë në një intervistim në shtëpitë e tyre dhe 2000 të tjerë në mënyrë telefonik, se cilat janë shqetësimet e tyre, si e vlerësojnë ata ekonominë, punën e qeverisë apo të opozitës dhe sa vota do të marrin partitë politike, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë. Janë 5 sondazhe në total që do të zhvillohen periodikisht deri në ditën e zgjedhjeve.
Studimi u shtri në 12 zona elektorale, periudha e intervistave ishte 22 dhjetor 2020 -13 janar 2021 ku metodologjia e kampionimit ishte shtresëzim me shumë faza/kampione të rastësishëm. Persona me të drejtë vote, të ndarë në mënyrë të barabartë sipas gjinisë u janë përgjigjur 43 pyetjeve.
Qëllimi i sondazhit është hulumtimi i mendimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Rezultatet e para u prezantuan në emisionin Barometri Politik nën moderimin e gazetares Ilva Tare, ku qenë të pranishëm një panel prej 6 analistësh, si dhe drejtori i kompanisë MRB, z. Dimitri Mavros.
Marre nga: Euronews
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Në sytë e 62.7% të shqiptarëve vendi ka një ekonomi të keqe. Ky ishte zbulimi i një sondazhi të Euroneës Albania në bashkëpunim me kompaninë ...
TIRANË– Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi sot se ka shpallur peron të padëshiruar dhe ka kërkuar largimin brenda 72 orësh, të Sekretarit të Dytë ...
TIRANË- Sot u mbushën 10 vite nga 21 janari i vitit 2011 kur u vranë katër protestues përpara Kryeministrisë. Qeveria bëri dy lëvizje, së pari policia i kë...
TIRANË– Në 15- vjetorin e ndarjes nga jeta, Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova.në një postim që ka bë...
TIRANË– Presdienti Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvillaur një takim me Avokatin e Popullit Erinda Ballanca, ku në fokus të diksutimeve kanë qenë, problemet ...
Politike21 Janar 2021, 17:40
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integri, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvillaur një takim me me strukturat e LSI në Tiranë. N...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar sot pasdite ekspozitën ‘Thyer”. Në një foto të publikuar nga Aurela Basha, gruaja e liderit të Partisë...