Politike

Vrasja e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit/ Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të qeverisë Berisha 

21 Janar 2021, 20:44 Nga DOSJA
Vrasja e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit/ Balla: Predha u

TIRANË- 10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin e hetimeve për 21 Janarin me një letër-kërkesë drejtuar prokurorisë. Ndërkohë, së fundmi numri 2 i qeverisë, Taulant Balla ka folur në lidhje me vrasjen Aleks Nikës, ku për këtë të fundit kërkohet të kryhet ri-ekspertim i predhës së gjetur në trupin e tij.

I ftuar në emisionin “Opinion”  Balla tha se dyshimet e tij por dhe të familjarëve janë se predha ishte dëmtuar qëllimisht kur u soll nga Turqia, me urdhër të qeverisë së atëhershme.

“Ne e kemi ndjekur ketë çështje me vëmendje, kemi pasur dhe komunikime shkresore për të kërkuar informacion. Kemi dy dosje një të të vrarëve apo bashkëluftëtarëve tanë, dhe kemi një vrasje tjetër atë të Aleks Nikës që prokuroria pas disa vitesh gjoja hetim e pezulloi dhe prapë në 2020 e pezulloi për t’ja kaluar gjykatës. Nëse doni ju citoj emër për emër ata që janë marrë me këtë dosje, ose ka dhëën dorëheqjen ose janë shkarkuar. As unë as Rama nuk ka qenë as gjyqtar dhe as prokuror. Ajo që ne kemi bërë është që jo vetëm për këtë, por për shumë çështje që lidhen me drejtësinë është që të jetë e pavarur nga politika. Dosja e Aleks Nikës nëse kryhen hetimet me seriozitet përfshi dhe ekzaminim të predhës, që dyshimet janë e mia të familjes janë që janë dëmtuar qëllimisht kur u soll nga Turqia këtu. Dhe ata që e kanë bërë këtë gjë e kanë bërë me urdhër të qeverisë së atëhershme. Basha dhe Berisha kanë qen ata që kanë urdhëruar aso kohe gardën, dhe Ndrea Prendi ka qëlluar pasi ka dalë nga zyra e Berishës. I dyti u vra nga gardisti Llupo dhe po iu them se duke qënë se Nika ka qenë afër Faik Myrtaj që u vra nga kreu i gardës, ai ka qëlluar dhe mbi Aleks Nikën. Për dosjen e parë është e pamundur ti rikthehesh ndëshkimit sepse kushtetuta nuk lejon rihapjen. Në rastin e dosjes së Aleks Nikës të gjitha afatet janë pezulluar e ajo që duhet vërë është të bëhet ri-ekspertimet, ripyetja e pjesëmarrësve, unë kam qenë në tubim. Të gjithë jemi të gatshëm të dëshmojmë”, tha Balla.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll