Politike

Protesta e 21 janarit/ Berisha: Edhe sulmi në Kapitol synonte pushtetin

21 Janar 2021, 20:35 Nga DOSJA
Protesta e 21 janarit/ Berisha: Edhe sulmi në Kapitol synonte pushtetin

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka folur rreth protestës së 21 janarit të 10 viteve më parë, ku për fat të keq humbë jetën 4 protestues.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ai është shprehur se ambasadori amerikan i asaj kohe, Aleksandër Arvizu, i kishte kërkuar anulimin e mitingut në atë kohë. I pyetur se ku ngjason 21 Janari me sulmin në Kapitol, që ndodhi pasi disa ditësh në SHBA, Berisha tha prtesta synonte pushtetin.

“Ambasadori i SHBA, Arvizu më ka kërkuar të anuloj mitingun dhe unë kam pranuar. Nuk e anuloi Edi Rama mitingun. Këtu ishte një zyrtar i lartë i DASH që na takoi. Rama refuzoi në mënyrë kategorike anulimin e mitingut. Rama kishte bërë gati valixhet dhe po nisej për në SHBA. I shkoi natën vonë një punonjëse dhe i tha mund të shkosh, por nuk të takon njeri. Ata do hynin në kryeministri dhe menduan se do kishin një 14 Shtator, por unë nuk largohesha nga kryeministria. Ata u shprehën haptas se nuk kishin ambicie tjetër përveç pushtetit. Nëse ata merrnin kryeministrisë, merrnin pushtetin ekzekutiv. Se nuk kishin nevojë të sulmonin Bamir Topin. Kam ndjerë keqardhje kur kam parë ngjarjet në Kapitol Hill. Ai ishte një akt i shëmtuar që absolutisht synonte pushtetin. Kjo sepse në atë moment në Kapitol Hill po certifikoheshin elektorët në prani të zëvendëspresidentit Mike Pence. Si levë e fundit u përdor sulmi ndaj Kongresit dhe kongresmenëve. Një akt me përmasa të jashtëzakonshme. Por këto janë fakte të pamohueshme.- tha Berisha. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 21 Janar 2021, 17:40

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integri, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvillaur një takim me me strukturat e LSI në Tiranë. N...