Sport

Vayrinen: “Prezantim në ditën e derbit? Fantastike! Nder i madh të jem te Tirana!

21 Janar 2021, 16:14 Nga DOSJA
Vayrinen: “Prezantim në ditën e derbit? Fantastike! Nder i madh

TIRANE – Pasi ka mbërritur në Rinas dhe është akomoduar në kryeqytet, në ditën e derbit, klubi bardheblu i Tiranës ka prezantuar para medias blerjen e tij më të re, sulmuesin 27-vjeçar, finlandezin Tim Vayrinen. Ai fjalën e tij, sulmuesi skandinav i vlerësoi mjaft kampionët në fuqi, duke e konsideruar një mundësi të madhe aktivizimin e tij në radhët e bardhebluve në garën për titullin kampion.

“E njoh Tiranën sepse e ndjek shumë futbollin dhe kisha marrë informacion për Tiranën dhe e dija se janë një klub i madh. Është mundësi shumë e mirë për mua, duket shumë mirë dhe jam shumë i lumtur të jem këtu dhe të ndihmoj skuadrën për të luftuar për titullin kampion. Është nder i madh për mua të jem te Tirana. Është e mrekullueshme të jem këtu, stadiumi, loja, tifozët, ka shumë gjëra të mira dhe thjesht shpresoj të mbarojë sa më shpejt situata me Covid-19 dhe tifozët të kthehen në stadium. Ata janë shumë të rëndësishëm për ne”.

“Jam këtu për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën të fitojë titullin. Është mundësi e mirë për ne dhe sigurisht deri tani nuk është bërë sezoni më i mirë, por jemi në lojë. Është normale, presioni është pjesë e futbollit, ka gjithnjë. Fjalë shqip? Ende nuk kam mësuar, por do përpiqem të mësoj shqip”.

“Prezantim në ditën e derbit? Fantastike! Unë nuk e dija këtë, faleminderit që më tregove (drejtuar gazetarit). “Fanatics” më të mirë se tifozët e Dynamo Dresden? Tifozët e Dynamo Dresden janë ndër më të mirët në botë. Është pyetje e vështirë sepse kur luajta atje fansat ishin më të mirët. Unë kam qenë pjesë e Borussia Dortmund dhe e kam provuar mbështetjen e 80 mijë tifozëve, por nuk ka qenë asnjëherë më e mirë se ato të Dynamo Dresden, kështu që pres që tifozët e Tiranës të jenë afër nivelit të tyre ose ne nivelin e tyre”,- ka deklaruar finlandezi Vayrynen, që do ta ndjeki derbin ndaj Partizanit në stadiumin “Elbasan Arena”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klubi bardheblu klubi i tiranes sulmuesi finlandez vayrynen klubi bardheblu klubi i tiranes sulmuesi finlandez vayrynen

Sondazh

Poll